Abrashi: Pata dhembje!

Futboll

Abrashi: Pata dhembje!

Më: 22 maj 2026 Në ora: 15:11
Amir Abrashi

Grasshoppersi siguroi mbijetesën në elitën e futbollit zviceran pas një beteje të vështirë në play-out.

Skuadra e Grasshoppers mbeti në mesin e më të mirëve pasi në ndeshjen e kthimit e mposhti FC Aarau-n me rezultat 2:1.

Takimi i parë në fushën e Aarau-s kishte përfunduar pa gola.

Aarau, që e mbylli sezonin në pozitën e dytë në Challenge League, nuk arriti të rikthehet në elitën e futbollit zviceran.

Mesfushori shqiptar Amir Abrashi u paraqit për Grasshoppersin, por ndeshjen e përfundoi i gjakosur pas një dueli të ashpër me mbrojtësin e Aaraut, Linus Obexer, i cili u përjashtua me karton të kuq pas rishikimit të rastit në VAR.

“E dija që duhej të shkoja te topi i pari dhe më pas të fitoja goditje dënimi.

Pata dhembje.

Por, ishte goditja më e mirë në karrierë”, deklaroi Abrashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat