Mourinho drejt Realit

Futboll

Mourinho drejt Realit

Më: 4 qershor 2026 Në ora: 19:06
Jose Mourinho

Mourinho drejt Realit, e zyrtarizon klubi portugez!

Pas shumë spekulimesh, më në fund ka mbërritur deklarata zyrtare e Benfikës: Jose Mourinho do të bëhet trajneri i ardhshëm i Real Madridit nëse Florentino Pérez fiton zgjedhjet presidenciale.

Deklarata e klubit portugez detajon gjithashtu shumën që klubi madrilen do të paguajë për të liruar trajnerin: 15 milionë euro.

Presidenti Perez është gati ta rikthejë Mourinhon në Santiago Bernabeu dhe kjo nuk është sekret. Por lajmi do të bëhet zyrtar, nëse ai zgjidhet në zgjedhjet e planifikuara për të dielën, më 7 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat