Kuqezinjtë me disa mungesa në sfidën ndaj Europa FC

Futboll

Kuqezinjtë me disa mungesa në sfidën ndaj Europa FC

Më: 16 korrik 2026 Në ora: 14:19
Baboucarr Gaye

Shkëndija e Tetovës sonte nga ora 20:00 në Shkup zhvillon ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues të UEFA Conference League ndaj Europa FC nga Gjibraltari. 

Pas fitores bindëse 5:0 në takimin e parë, kuqezinjtë janë me një këmbë në raundin e dytë, megjithëse trajneri do të ketë disa mungesa. 

Portieri Baboucarr Gaye dhe mbrojtësi Anes Meliqi janë jashtë për shkak të lëndimeve.

Sebastian Spahiu dhe Drilon Islami mbeten në dyshim dhe vendimi për aktivizimin e tyre do të merret vetëm para fillimit të ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat