Teuta nuk zhgënjen as ndaj ekipit rumun

Futboll

Teuta nuk zhgënjen as ndaj ekipit rumun

Më: 18 korrik 2026 Në ora: 20:27
Teuta 

Teuta vazhdon punë e saj në fazën përgatitore të sezonit të ri, në Bansko të Bullgarisë, ku skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova ka zhvilluar edhe disa ndeshje miqësore.

Sot e kishte radhën një përballje me skuadrën rumune të AFC Metalul Buzuau që luan në kategorinë e dytë.

Në atë që ishte ndeshja e pestë e kësaj faze përgatitore, Teuta ia doli që ta mbyllte përsëri me sukses, duke fituar me shifrat 1-0.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutat e fundit të saj, pasi ishte Zhongo ai i cili realizoi në minutën e 80 të duelit, duke i dhënë një tjetër sukses të rëndësishëm për moralin durrsakëve, të cilët janë rindërtuar thuajse nga e para pas afrimit në pankinë të Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat