Dramë për Vllazninë dhe Apoloninë

Futboll

Dramë për Vllazninë dhe Apoloninë

Më: 8 gusht 2026 Në ora: 19:08
Pamje nga ndeshja

Dramë për Vllazninë dhe Apoloninë, kuqeblutë përmbysen me dy gola naivë që sjellin eliminimin e femrave në Europë

Vllaznia dhe Apolonia e femrave e kanë mbyllur me dramë aventurën në Europë.

Sot luanin në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve, që pasoi edhe me eliminimin në Europë.

Fillimisht ishte Aplonia që u mposht 5 me 2 nga SCU Torreense. Eliminimi më i hidhur u rezervua për kuqeblutë e Vllaznisë.

Ekipi shkodran po fitonte 1 me 0 deri në minutën e 74-të, falë golit të Megi Doçit. Më pas erdhi një gol i papritur nga Apollon që riktheu baraspeshën.

Apollon shënoi sërish nga një gabim i Vllaznisë. Ishte “extra time” kur erdhi përmbysja e rezultatit dhe eliminimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat