Mislimi te Arsimi

Futboll

Mislimi te Arsimi

Nga: K.G. Më: 11 gusht 2026 Në ora: 15:40
Muharem Mislimi

Arsimi nga Çegrani ka startuar shumë dobët në edicionin e ri të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, dy ndeshje dy humbje dhe me goldallim 1:9 renditen në vend të parafundit (i nënti) me 0 pikë.

Drejtuesit KF Arsimit po përforcohen, me synim që të jenë më të kompletuar në vazhdim të kampionatit. 

“Me kënaqësi ju prezantojmë Muharem Mislimin, mbrojtësin që i bashkohet klubi tonë! 

Me eksperiencë në futbollin vendor, Mislimi ka mbrojtur fanellat e disa klubeve vendore si Bashkimi, Besa, Shkëndija dhe klubeve të tjera, duke sjellë eksperiencë dhe forcë në mbrojtjen tonë”, ka njoftuar KF Arsimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat