Lojtari refuzoi ofertë ëndrrash

Futboll

Lojtari refuzoi ofertë ëndrrash

Më: 2 shtator 2026 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Liverpuli është padyshim një nga klubet më të njohura dhe legjendare në futbollin botëror dhe këtë status e tregon edhe prapaskena e orëve të fundit të merkatos së verës, kur një lojtar ka refuzuar një ofertë marramendëse nga Çelsi, për të pritur një marrëveshje potenciale me të kuqtë në vitin e ardhshëm.

Klubi në fjalë nuk siguroi një mesfushor qendre gjatë merkatos së verës, por duket se ka piketuar një lojtar të cilin e sheh në këtë pozicion në të ardhmen.

Mesfushori i Monakos, Lamin Kamara, dukej shumë pranë firmës me Çelsin në orët e fundit të merkatos, pasi londinezët shitën Enco Fernandez te Mançester Siti. Gjithçka dukej gati, pasi palët ishin dakord, si dhe vetë futbollisti kishte kryer vizitat mjekësore.

Por kur mbetej vetëm firma, Monako u tërhoq duke zhgënjyer Çelsin, që e cilësoi këtë një sjellje tërësisht “joprofesionale”. Sipas gazetarit të njohur anglez, Ben Xhakobs, gjithçka ishte për shkak të Liverpulit.

“Mund të them se Liverpuli bëri një telefonatë dhe i tha Kamara dhe Monakos të presin.

Pasi Liverpuli nuk e do Kamara tani dhe nuk e shihnin si opsion. Por nga ajo që kam mësuar, i ka dhënë lojtarit dhe klubit të presë. Nuk po them që ndërhyri direkt te marrëveshja, por i ka thënë lojtarit që: ‘Nëse nuk realizon transferimin, potencialisht ne mund të interesohemi për ty në vitin 2027’”, shpjegoi Xhekobs për “TalkSport”.

Kamara me sa duket ka vendosur të presë një ofertë të mundshme nga Liverpuli dhe kjo e ka shtyrë t’i thotë “jo” Çelsit, edhe pse do të vazhdojë të luajë të paktën deri në janar në kampionatin francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat