As serbët nuk dojnë të luajnë për Serbinë, rasti i fundi është futbollisti Vasilije Markoviqi.
Serbi nuk pranoi të luante për Serbinë, debutoi për Austrinë ndaj Kosovës!
Ky futbollist atakohet nga serbët dhe nga një farë media serbe “Kurir”.
Ky farë mediumi serb, shkarravit madje duke shkruar me zemërim kundër Kosovës.
“Fundjavën e kaluar, Serbia jo vetëm që humbi dy ndeshje në Ligën e Kombeve, por humbi edhe një nga talentet më të mëdhenj të futbollit evropian, Vasilije Markoviqin.
Vasilije Markoviq vendosi të debutonte për vendin ku ka lindur, Austrinë, duke refuzuar kështu Serbinë, vendin e prejardhjes së tij dhe të prindërve të tij.
Vasilije Markoviç debutoi për Austrinë të dielën, gjatë një fitoreje 3:1 kundër ekipit që përfaqëson të ashtuquajturën Kosovë, në stadiumin "Ernst Happel" në Vjenë. Ai hyri në lojë në minutën e 68-të, para 47,000 shikuesve”, shkarravit kz farë mediumi serb.
"Jam jashtëzakonisht mirënjohës që bëra debutimin tim me kombëtaren austriake.
Kam ëndërruar për këtë moment çdo ditë që kur fillova të luaja futboll si fëmijë, dhe fakti që më në fund e vesha këtë fanellë është diçka që nuk do ta marr kurrë si të mirëqenë”, - shkroi mes të tjera Markoviq.
“Ky postim i Vasilije Markoviqit dhe veçanërisht zgjedhja muzikore, i irritoi dhe i provokoi aq shumë serbët, saqë profili i tij u vërshua nga komentet.
Shumica dërrmuese e dënuan vendimin e tij; shumëkush kërkoi që ai ta hiqte muzikën nga postimi, me argumentin se ajo vetëm sa e shtonte turpin e tij.
Pas disa orësh, Markoviq veproi sipas kërkesës dhe postimi në Instagram nuk e përmban më muzikën në sfond”, shkruan ky farë mediumi serb.