Nipat e komandantit të UÇK-së, Mujë Krasniqit dhe Ali Krasniqit, po shkëlqejnë në futboll

Futboll

Nipat e komandantit të UÇK-së, Mujë Krasniqit dhe Ali Krasniqit, po shkëlqejnë në futboll

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 3 tetor 2026 Në ora: 20:10
Ali Krasniqi e Mentor Gashi

Kosova është një gurrë e pashtershme e talenteve të futbollit.

Shpesh, nga njohës dhe ekspertë të futbollit, ajo është cilësuar si një “Brazil i dytë” për potencialin që prodhon.

Edhe komuna e Klinës ndër vite ka nxjerrë emra të njohur të futbollit, ndërsa në mesin e talenteve të rinj që po spikasin janë Mentor Gashi, mbrojtës, dhe Ali Krasniqi, mesfushor. 

Image

Mentor Gashi

Të dy futbollistët janë ftuar në grumbullimin e kombëtares së Kosovës U-19, i cili po zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali.

Gashi dhe Krasniqi janë nipër të komandantit të UÇK-së, Mujë Krasniqi, njëri prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe të Ali Krasniqit, të cilët ranë dëshmorë të luftës.

Image

Ali Krasniqi

Të dy talentet po punojnë me përkushtim të madh për të ndërtuar karrierën e tyre dhe synojnë që në të ardhmen të luajnë për një prej klubeve të mëdha evropiane.

Një tjetër synim i tyre është të veshin fanellën e kombëtares A të Kosovës.

Mentor Gashi - mbrojtës, i cili synon të jetë një digë e pakalueshme në repartin defensiv, ndërsa Ali Krasniqi organizon dhe dirigjon lojën në mesfushë.

Dy emra që premtojnë shumë për të ardhmen e futbollit tonë.

Dy talente që po përgatiten me Kosovën U-19 dhe që vijnë nga një familje atdhetare me kontribut të madh në shtetësinë e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat