Vllaznia e “etur” për pikë

Futboll

Vllaznia e “etur” për pikë

Më: 11 tetor 2026 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Vllaznia sot ndaj Dinamos do të kërkojë fitoren e parë për këtë sezon të ri në Superiore.

Tashmë nën “urdhrat” e trajnerit Csaba Laszlo, kuqeblutë synojnë kapërcimin e krizës dhe ngjitjen në tabelë.

Dinamo e drejtuar prej Dajës ndihet në presion për të mbajtur “hapin” e Teutës dhe Egnatias mes vendeve të para.

Ndërsa na ndajnë edhe shumë pak çaste nga startimi i ndeshjes në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, si Laszlo, ashtu edhe Daja kanë marrë vendimet finale për 11-shen startuese.

VLLAZNIA: Jukaj; Avduli, Musta, Gurishta, Bardhi; Mehmeti, Dros, Qato, Uldedaj, Balaj, Murataj

Trajner: Csaba Laszlo.

DINAMO: Teqja, Ismaili, Aliji, Alhasan, Lorran, Qefalija, Meta, Vila, Malomo, Berisha, Silva-Riçards.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat