Interi synon portierin e River Plates

Futboll

Interi synon portierin e River Plates

Më: 17 tetor 2026 Në ora: 23:04
Santiago Beltran

Interi po shqyrton mundësinë e transferimit të portierit argjentinas Santiago Beltran, i cili po kalon një periudhë shumë të mirë te River Plate.

Sipas gazetës italiane “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit zikaltër e shohin 22-vjeçarin si një kandidat potencial për ta përforcuar portën, pasi Josep Martinez nuk ka arritur t’i bindë plotësisht me paraqitjet e tij.

Beltran ka fituar vendin e titullarit te River Plate dhe është konsideruar si një prej portierëve me perspektivë për të ardhmen e kombëtares argjentinase, duke u parë edhe si pasues i mundshëm i Dibu Martinezit.

Një prej faktorëve që mund ta lehtësojë transferimin e tij është kontrata që skadon në dhjetor të vitit 2027.

Kjo mund ta bëjë atë një objektiv konkret për afatin kalimtar të janarit ose për merkaton e verës së ardhshme.

Megjithatë, Interi nuk është klubi i vetëm i interesuar për shërbimet e portierit. Edhe Atletico Madridi po e përcjell nga afër Beltranin, të cilin e sheh si një pasues të mundshëm të Jan Oblakut.

Kështu, Interi mund të përballet me konkurrencë të fortë për ta siguruar shërbimin e portierit argjentinas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat