Manu Kone mungon për tri javë

Futboll

Manu Kone mungon për tri javë

Më: 18 tetor 2026 Në ora: 15:34
Manu Kone

Lajm i keq për Romën dhe kombëtaren e Francës.

Mesfushori Manu Kone pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth tri javë, pasi ka pësuar një dëmtim në kofshë.

Futbollisti francez u detyrua të largohej nga fusha për shkak të lëndimit në përballjen ndaj Real Madridit, ndërsa ekzaminimet kanë zbuluar problemin muskulor.

Sipas parashikimeve, rikthimi i tij pritet të ndodhë më 7 nëntor, në ndeshjen kundër Sassuolos.

Ky afat do të ishte veçanërisht i rëndësishëm, pasi vjen pak para grumbullimit të radhës së kombëtares franceze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat