Bournemouth - Milan, superndeshja e sotme

Futboll

Bournemouth - Milan, superndeshja e sotme

Më: 22 tetor 2026 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Pas emocioneve të Ligës së Kampionëve, vëmendja e futbolldashësve sonte zhvendoset te Europa League, kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për klube në futbollin evropian.

Në mesin e përballjeve më interesante të mbrëmjes veçohet dueli ndërmjet Bournemouthit dhe Milanit.

Përballja pritet të tërheqë vëmendje të veçantë, duke pasur parasysh emrin dhe historinë e skuadrës italiane, si dhe ambiciet e Bournemouthit për të bërë paraqitje sa më të mirë në arenën evropiane.

Programi i ndeshjeve të sontme nis në orën 18:45, kur janë planifikuar tetë përballjet e para. Ndërsa në orën 21:00, në fushë zbresin skuadrat e tjera për dhjetë duelet e radhës.

Mbrëmja pritet të sjellë emocione dhe përballje interesante për adhuruesit e futbollit evropian, me vëmendjen kryesore te ndeshja Bournemouth – Milan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat