Haaland drejt Spanjës

Futboll

Haaland drejt Spanjës

Më: 29 tetor 2026 Në ora: 12:37
Erling Hasland

Sulmuesi i Mançester Sitit, Erling Hasland, po mendon për një aventurë të re në karrierë, me kampionatin spanjoll që shihet si një nga destinacionet e tij të mundshme. Reali i Madridit dhe Barcelona janë dy klubet që mund të hyjnë në garë për të siguruar shërbimet e yllit norvegjez.

Sipas gazetarit të njohur Mateo Moreto, 26-vjeçari e ka në planet e tij një transferim në La Liga.

Megjithatë, Haland ende nuk ka vendosur se cilës skuadër do t’i bashkohet dhe as kur mund të largohet nga Mançester Siti. Gjatë një programi special të gazetës “Marka”, Moreto zbuloi se sulmuesi i merr vendimet për të ardhmen duke u bazuar kryesisht te aspekti sportiv.

Në këtë kuadër, kampionati spanjoll mbetet një objektiv që ai dëshiron ta realizojë në karrierën e tij. Reali i Madridit dhe Barcelona konsiderohen dy alternativat kryesore për norvegjezin, por deri tani nuk ka sinjale konkrete se cili prej tyre ka më shumë mundësi për ta transferuar.

Një lëvizje e tillë do të kërkonte jo vetëm negociata të vështira, por edhe një investim të jashtëzakonshëm financiar. Haland iu bashkua Mançester Sitit në vitin 2022, pasi u largua nga Borusia Dortmundi.

Që në sezonin e tij të parë në Angli, ai u shndërrua në një nga protagonistët kryesorë të skuadrës, duke shënuar 52 gola në të gjitha kompeticionet dhe duke fituar Ligën e Kampionëve, Premier Ligën dhe FA CUP. Megjithatë, largimi nga kampionët anglezë nuk është një operacion i lehtë. Haland ka kontratë deri në qershor të vitit 2034, pasi rinovoi marrëveshjen në janar të vitit 2025.

Sipas “Sky Sports”, kontrata e re eliminoi klauzolat e mëparshme të lirimit, duke i dhënë Mançester Sitit më shumë kontroll mbi të ardhmen e sulmuesit.

Një tjetër faktor që mund të ndikojë në planet e norvegjezit është çështja e shkeljeve të pretenduara financiare nga klubi anglez. Liga Premier ka ngritur akuza ndaj Mançester Sitit për shkelje të shumta të rregullave financiare, ndërsa procesi dhe pasojat e mundshme mbeten një element me rëndësi për të ardhmen e klubit. Siti i ka kundërshtuar akuzat dhe zhvillimet e mëtejshme mund të ndikojnë në strategjinë e tij sportive.

Nëse do të kishte sanksione të rënda, kjo mund të nxiste edhe lojtarët kryesorë të shqyrtonin alternativa të tjera për karrierën e tyre.

Për momentin, kalimi i Halandit në Spanjë mbetet një mundësi për të ardhmen dhe jo një marrëveshje konkrete. Reali dhe Barcelona duhet të presin momentin e duhur, por edhe të përballen me kërkesat e larta financiare të Mançester Sitit.

Një transferim i mundshëm i sulmuesit norvegjez në La Liga do të ishte padyshim një nga lëvizjet më të bujshme të futbollit europian, duke ndryshuar ekuilibrat dhe duke ndezur rivalitetin mes dy gjigantëve spanjollë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat