5 humbjet radhazi “mbushin kupën”, klubi ku luan portieri shqiptar merr vendimin drastik

Futboll

5 humbjet radhazi “mbushin kupën”, klubi ku luan portieri shqiptar merr vendimin drastik

Më: 8 nëntor 2026 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Alberto Aquilani nuk do të jetë më trajner i Sassuolos.

Kështu raporton gazetari italian, Nicolo Schira që shkruan se drejtuesit e kanë marrë vendimin për trajnerin, ndërsa pritet vetëm komunikimi zyrtar. 

7 humbjet në total, 5 prej të cilave në ecuritë e fundit, përfshi atë me Romën ditën e djeshme, i kanë vënë “kapakun” bashkëpunimit. Kujtojmë se tek Sassuolo aktivizohet edhe portieri shqiptar i Kosovës, Arijanet Muric.

Ecuria e deritanishme e Sassuolos është vërtetë për t'u shqetësuar.

Ekipi që konsiderohet edhe rival i vështirë për emrat e mëdhenj të elitës në Itali, sot gjendet e 17-ta në tabelën e klasifikimit dhe rrezikon shumë rënien nga kategoria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat