Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet në stadiumin “Air Albania”, gati për sfidën ndaj Finlandës

Futboll

Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet në stadiumin “Air Albania”, gati për sfidën ndaj Finlandës

Më: 11 nëntor 2026 Në ora: 13:58
Stadiumi Air Albania

Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot stërvitjen zyrtare në stadiumin “Air Albania”, në prag të sfidës ndaj Finlandës, e vlefshme për UEFA Nations League.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Rolando Maran kishte në dispozicion të gjithë lojtarët dhe seanca u fokusua te përgatitjet teknike e taktike.

Kuqezinjtë punuan për skemat e lojës, zhvilluan ushtrime fizike dhe provuan goditjet standarde.

Në orën 16:00, trajneri Rolando Maran dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para mediave në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes.

Shqipëria do të përballet me Finlandën nesër, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat