Ramiz Sadiku befason Dinamon, Trepça ’89 barazon

Futboll

Ramiz Sadiku befason Dinamon, Trepça ’89 barazon

Nga: K.G. Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 15:23
Dinamo dhe Ramiz Sadiku

Ramiz Sadiku i Prishtinës ka marrë një pikë të madhe në Ferizaj, duke barazuar me rezultat 1:1 ndaj Dinamos, në ndeshjen e javës së 16-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Me këtë barazim, Dinamo i ka komplikuar edhe më shumë gjasat për t’u afruar në dy vendet e para të tabelës.

Dinamovitët renditen në vendin e katërt me 27 pikë, ndërsa Ramiz Sadiku zë vendin e 12-të me 16 pikë.

Ndërkohë, Suhareka, në cilësinë e vendasit, barazoi pa gola (0:0) me Trepçën ’89.

Trepça ’89 renditet në vendin e gjashtë me 25 pikë, pesë më shumë se Suhareka, që ndodhet në vendin e 11-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat