Zlatko Daliç, ish-selektor i kombëtares së Kroacisë, ka regjistruar dy fitore në ndeshjet e fundit miqësore në krye të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Skuadra e tij mposhti Hondurasin me rezultatin 3:1 dhe Sirinë 4:2, por pavarësisht rezultateve pozitive, Dalić nuk ishte plotësisht i kënaqur pas ndeshjes së fundit.
Ajo që e zhgënjeu veçanërisht ishte numri i vogël i tifozëve në stadium gjatë përballjes me Sirinë. Ndeshja u zhvillua në stadiumin Hazza bin Zayed në Al Ain.
Pas fitores, trajneri kroat u bëri thirrje tifozëve që të mbështesin më shumë kombëtaren, e cila po përgatitet për Kupën e Azisë 2027.
“Jam paksa i zhgënjyer me numrin e tifozëve në këtë ndeshje.
Dua t'u them tifozëve se duhet ta mbështesin këtë kombëtare dhe këta lojtarë. Detyra nuk është e lehtë dhe kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve”, deklaroi Daliç për mediat e Emirateve.