Malisheva triumfon ndaj Dukagjinit dhe i afrohet Prishtinës

Futboll

Malisheva triumfon ndaj Dukagjinit dhe i afrohet Prishtinës

Nga: K. G. Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 15:26
Kryeziu feston fitoren

Malisheva ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Dukagjinit të Klinës, në kuadër të javës së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra vendase ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në garën për kreun e tabelës, duke vazhduar ndjekjen e liderit, Prishtinës.

Ishte Dukagjini që kaloi i pari në epërsi. Dienit Isufi shënoi në minutën e 15-të, ndërsa goli u konfirmua pas rishikimit të situatës nga sistemi VAR.

Malisheva reagoi në pjesën e dytë, duke barazuar rezultatin në minutën e 63-të. Autor i golit ishte Kreshnik Uka.

Situata u vështirësua edhe më shumë për mysafirët në minutën e 82-të, kur Egzon Sinani u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Dukagjinin me një lojtar më pak.

Dren Kryeziu ishte i saktë nga pika e bardhë (84’), duke vulosur rezultatin përfundimtar 2:1.

Me këtë fitore, Malisheva ngjitet në kuotën e 30 pikëve dhe renditet në vendin e dytë, vetëm pesë pikë larg liderit Prishtina.

Në anën tjetër, Dukagjini mbetet në vendin e gjashtë me 18 pikë, pas kësaj humbjeje në javën e 14-të të kampionatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat