Partizani mposhti thellë 4-1 Dinamon, duke marrë tre pikë tejet të rëndësishme në javën e 13-të të Superiores. Protagonist ishte padyshim Altin Aliu, sulmuesi i të kuqve që humbi penallti, por shënoi një eurogol, një miks përjetimesh për lojtarin që foli pas duelit për mediat.
“Ky është futbolli. Humbet një penallti dhe përmirësohet me diçka tjetër.
Më i lumtur për golin apo te rikthimi te fitorja e Partizanit? Goli më ka ndihmuar dhe mua dhe Partizanin. Pikët vijnë në momentin më delikat. Ndoshta një pikë kthese për neve. Njëlloj besimi, me trajnerin Karoglan na është rikthyer.
4 gola në aspekt personal, brenda pritshmërive? Për mendimin tim janë pak. Edhe dëmtimi, ngeca pak tek golat.
Pas minutës së 60' u ndërruat, kaq të lejohet të luash? E diskutova me trajnerin e fitnesit, ndjeva diçka dhe nuk doja të rrezikoja dhe u ndërrova.
Si ndihesh në konkurrencë? Normal, konkurrenca sjell rezultat. Kemi tentuar me kundërsulme dhe besoj ia arritëm rezultatit me këtë lojë që bëmë.
Çfarë duhet të përmirësojë Aliu? Të jesh më cinik? Gjakftohtësia para portës, ndoshta ajo duhet. Lëndimi fizikisht më ka lënë pak pas.
Mllefi i golit spektaklolar për humbjen e penalltisë? Më ka ndihmuar dhe ekipi. Çunat më thanë që të shënoja dhe e shënova atë eurogol”, tha Aliu.