Partizani u rikthye te fitorja pasi mposhti 4-1 Dinamon, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të “Abissnet Superiore”.
Pas takimit që u zhvillua në “Elbasan Arena”, foli për mediat, trajneri fitues, Mislav Karoglan.
“Fitore 4-1, flitet për dominim. A je i kënaqur nëse skuadra ka arritur fitore të madhe?
Së pari, dua të përghëzoj lojtarët e mi përballë një kundërshtari mjaft të vështirë. Ne e dimin që kemi pasur vështirësi sa i përket gjysmës së parë të fushës dhe mbrojtje. Po ashtu kemi patur edhe vështirësi nga sulmi, ku në diagonale kundërshtarët na kanë rrezikuar jo pak.
Ndryshimet, nga kundërshtari apo momenti i lojtarëve? Fillimisht, e kam ndryshuar për dy gjëra.
Pikë së pari kemi humbur dy lojtarë. Pjesa tjetër në aspektin që ndryshova lojtarët. Formova një romb 4-4-2.
Dhe ishte shumë e rëndësishem për mua që të kontrolloja lëvizjet e Vilës sepse ishte i rrezikshëm në pjesën e parë.
Lojtari që humbi, Doumbia që e çoi në tribunë? Po, Bintsouka dhe Spahiu të cilët kanë qenë të padisponueshëm.
Mënyra si dilnit në sulm me dalje direkte, pa u përpunuar topi në mesfushë. Zgjedhja juaj apo çështje kualiteti më shumë? Pas 25 minutash zgjodha të ndryshoja skemën. Çfarë kërkova ishte të dilnim me 3-4 pasime. Dhe pas 25 minutash vendosa që ta zhvendosja skuadrën dhe në këtë mënyrë shënuam dhe golin e parë. Mendoj që vendosja të zgjidhja lojën romb 4-1-3. Por, mendoj që në 30 minutat e para e kishim të vështirë të realizonim atë çfarë kisha në mendje.
Strategji e duhur për Partizanin, të vlejnë më shumë pikët sesa përpjekja për të prodhuar futboll të bukur në fushën e lojës? Jam dakord me pyetje. Nuk e di se kush ma bëri.
Kemi tre ndeshje që kemi luajtur shumë mirë. Me Vorën, Elbasanin dhe Vllazninë gjithashtu. E vërtetë që kemi humbur të treja këto ndeshje, jam trajner që di si ta vendosë skuadrën, gjithmonë në bazë të kundërshtarit që kemi përballë. Nuk kemi pasur shumë intensitet në lojë dhe vendosëm Alijann në mesfushë dhe së bashku me Fadairon dhe Aliun bënë shumë mirë”, tha Karoglan.