Një spektakël i vërtetë ka rezultuar derbi i qytetit mes Dinamos dhe Partizanit.
Sfida e zhvilluar për llogari të javës së 13-të në “Abissnet Superiore”, u mbyll 4:1 në favor të të kuqve, duke u rikthyer bindshëm me një fitore karakteri.
Dinamovitët u shfaqën më kërkues në minutat e para duke provuar dy herë me Ruçin, por pa rezultat. Goli i avantazhit vjen në minutën e 33-të, kur Murataj shfrytëzon një paqartësi në portën e Dinamos dhe godet saktë me kokë në portën e boshatisur.
Të kuqtë patën mundësinë për të dyfishuar në sajë të penalltisë, pak çaste para përfundimit të pjesës së parë, por Aldo Teqja ndaloi Aliun, duke mbajtur në lojë dinamovitët.
Në fraksionin e dytë, një tjetër penallti e akorduar për “Demat” që nuk shfrytëzohet, këtë herë nga Human në minutën e 54-të. Mirëpo, pas gabimeve, vjen goli i dytë nga Aliu që dhuron një supergol nga distanca.
Për dy golat e fundit mendojnë Fadairo dhe Skuka, të dy nga pika e bardhë e penalltisë dhe me vlerën e tre pikëve për Partizanin. Momentalisht, skuadra e Mislav Karoglan shkon në kuotën e 13 pikëve në vendin e 9-të, po aq sa dhe Vora e vendit të 8-të.
Në anën tjetër, Dinamo konfirmon krizën duke pësuar humbjen e tretë radhazoi dhe mbetet e 5-ta me 17 pikjë në total.