Mesfushori i kombëtares shqiptare, Qazim Laçi ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin turk.
Ai ka shënuar gol për Rizesporin në sfidën ndaj Kasimpasa.
30-vjeçari ka shënuar golin që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 22-të, duke kaluar në avantazh Rizesporin (ndeshja u mbyll 3:2 për Rizesporin).
Ky ishte goli i 4-t në 13 ndeshje të luajtura në kampionatin turk për Qazim Laçin.