Kastrioti kualifikohet në çerekfinale 

Hendboll

Kastrioti kualifikohet në çerekfinale 

Nga: K.G. Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 17:58
Kastrioti kualifikohet në çerekfinale 

Hendbollistet e Kastriotit nga Ferizaj kualifikohen në çerekfinale të Kupës së Kosovës. 

Trajneri Korab Syla pothuajse ka luajtur me përbërje të dytë, duke shënuar fitore me rezultat 37:18 ndaj Dritës në Gjilan.

Vashat ferizajase dominuan takimin dhe u kualifikuan më tej. 

Drita u përpoq me lojtaret e saja të reja e të papërvojë por në asnjë moment nuk ishte rivale e denjë e ferizajasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat