Gjermanet më të mira se rumunet

Hendboll

Gjermanet më të mira se rumunet

Nga: Kemajl Goca Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 21:37
Gjermanet më të mira se rumunet

Kombëtarja e Gjermanisë ka shënuar fitore në kuadër të ndeshjes së parë të Grupit D të Kampionatit Evropian në hendboll (femrat), që po mbahet në Danimarkë.

Gjermanet treguan lojë të mirë dhe po ashtu në formë të madhe ishte edhe portierja Dinah Eckerle, arritën fitore me tre gola epërsi 22:19 (13:10) kundër Rumanisë.

Kapitenja Kim Naidzinavicius, si dhe Emily Bölk dhe Julia Maidhof, secila me nga 4 gola, ishin më të mirat në ndeshjen që u luajt në Kolding

“Ne jemi shumë të lumtur. Ishte absolutisht fitore e merituar. Kemi luajtur një mbrojtje të fortë”, ka thënë Bölk.

Rumania -  Gjermania 19:22 (10:13)
Për Rumaninë shënuan: Neagu (4/2), Laslo (3), Ostase (3), Buceschi (3), Iovanescu (2), Dinca (1), Andreea (1), Seraficeanus (1), Iuganu (1)
Për Gjermaninë: Naidzinavicius (4/1), Bölk (4), Maidhof (4), Lauenroth (3), Zapf (2), Berger (2), Grijseels (1), Smits (1), Minevskaja (1/1).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat