Mrekulli, Kroacia e çon Serbinë në shtëpi

Hendboll

Mrekulli, Kroacia e çon Serbinë në shtëpi

Nga: Kemajl Goca Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 23:25
Mrekulli, Kroacia e çon Serbinë në shtëpi

Hendbollistet e Kroacisë bën mrekulli sonte në palestrën sportive në Kolding të Danimarkës, përveç që shënuan fitoren e tretë, ato e çuan në shtëpi Serbinë.

Kroacia triumfon me rezultat 25:24 (14:14) ndaj Serbisë. Vashat kroate treguan lojë shumë të mirë, duke arritur pikë maksimale në grup.

Kroatet kalojnë nga vendi i parë në fazën e dytë me katër pikë ku do të luajnë kundër Norvegjisë, Rumanisë dhe Gjermanisë.

Në grupin C, Kroacia zuri vendin  parë me 6 pikë, pasojnë Hungaria 2, Holanda 2 dhe Serbia 2. Serbia si e fundit eliminohet dhe tubon valixhet për në shtëpi.

Kroacia-Serbia 25:24 (14:14)
Shtatëshet: Kro. 3 (2), Sr. 6 (4)
Përjashtimet : Kro. 8 minuta, Sr. 6 minuta 
Lojtare e ndeshjes: Dora Krsnik/
Kroacia: Pijeviq (5+1), L. Beshen; P. Posavec 1, Krsnik 6 (2), S. Posavec 2, Miçijeviç 5, L. Kalaus 4, D. Kalaus, Jezhiq, Japundzha, Shimara, Debeliq 2, Mamiq 3, Vidak, Blazheviq 1, Prkaçin 1.
Serbia: Tomasheviq (6+1), Risoviç (1); Radosavleviq 1, Krpezh 5 (1), Millojeviq, Trifunoviq 4 (3), Lavko 4, Agbaba, Nikoliq, Janjusheviq, Pop Laziç 3, Radojeviq, Jovoviq, Stoilkoviq 4, Lishçeviq 3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat