Vetëm fitore për Ulpianën që siguron titullin vjeshtor

Hendboll

Vetëm fitore për Ulpianën që siguron titullin vjeshtor

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 14:12
Vetëm fitore për Ulpianën që siguron titullin vjeshtor

Klubi i themeluar në vitin 2016, Ulpiana, ka dominuar në Ligën e Parë të hendbollisteve. Stinori vjeshtor në Ligën e Parë përfundoi të dielën, ndërsa Ulpiana e Lipjanit do të dimërojë si kampione vjeshtore.

Ulpiana fitoi thellë në ndeshjen e fundit ndaj Dukagjinit. Për skuadrën e drejtuar nga profesori Tefik Retkoceri, ishte fitorja e gjashtë në po aq ndeshje të luajtura.

Me bilanc të qindpërqindtë, Ulpiana renditet e para në tabelë, e përcjellë nga Prizreni që ka një disfatë.

Dukagjini, Trepça, CLICK, Deçani e Llapusha, kanë dëshmuar po ashtu vlera.

Lojtaret e reja që janë pjesë e klubeve të Ligës së Parë, shpejt pritet të bëhen të rëndësishme për hendbollin tonë, me punë e përkushtim në stërvitje. Ulpiana është një prej klubeve që kët edicion ka organizim të mir që synim të saj ka inkuadrimin në Superligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat