Morina jep dorëheqje pas 30 viteve trajner në Drenicë 

Hendboll

Morina jep dorëheqje pas 30 viteve trajner në Drenicë 

Nga: K.G. Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 17:16
Morina jep dorëheqje pas 30 viteve trajner në Drenicë 

Drenica nga Drenasi ka treguar rezultate të mira në Superligën e Kosovës. Klubi nga Drenasi renditet në mes të tabelës përkatësisht në pozitën e pestë, me 6 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje, me gjithsej 14 pikë të mbledhura.

 Çerkin Morina jep dorëheqje, duke e i treguar edhe arsyet e tij.

“Jap dorëheqje edhe kur rezultatet janë të mira në bazë të rrethanave të krijuara dhe duke u bazuar mbi 50 vite kontribut në këtë klub, ku gjithnjë kanë qenë kushtet jo te mira duke filluar prej terrenit me bari, me beton dhe asfalt, puna është bërë, në shi, në borë, ne erëra, që të gjitha këto e kanë vështirësuar punën dhe aplikimin e lojës së hendbollit por duke u bazuar me dëshirën dhe vullnetin e madh për t’i mbrojtur ngjyrat e këtij klubi te njohur dhe te respektuar jo vetëm nga komuna e jonë por dhe e tërë Kosova e me gjerë, krenarë gjithnjë me publikun që vinte nga fshatrat më të larta duke udhëtuar këmbë për të shikuar ndeshje shumë cilësore.

Jam krenar që në këtë klub kam luajtur 20 vite e trajner mbi 30 vite në këto periudha ka pas gjenerata të suksesshme që na ka pas lakmi çdokush duke e pas përbërjen e formacionit, me doktor, me ekonomistë, me juristë, me inxhinierë dhe profesorë të kulturës fizike me sjelljen e talenteve të rinj.

Në këtë ekip gjithnjë ka pas respekt Kulture Edukatë Sportive, bashkëpunimi, uniteti, harmonia e ka bërë që sukseset mos të mungojnë, lirisht mund te them mu për këtë KH Drenica gjatë këtij historiku është renditur me ekipet më të mira në Kosovë.

Si KH Drenicë, të parët në Kosovë i thamë jo garave më okupatorin serb këtë e dëshmon më së miri loja e parë në Republikën e Kosovës ku fillon nga qendra e fushës në terrenin e KH Drenicës.

Sa ne kemi kontribu dhe kemi sakrifiku edhe pse kemi qene të ndjekur klubi i hendbollit Drenica arriti të bëjë organizimin e kuvendit të Federatës së Hendbollit të Kosovës në odën e Behxhet Binakut ne Gllobarë.
Duke bërë krahasimin dhe rrethanat gjithnjë krijuam lojtare të cilët ishin të kërkuar nga të gjitha ekipet që ishin ne rangjet edhe me te larta.

Me ndërtimin e Palestrës Sportive në Drenas ku u lehtësua puna 100% duke ju shmangur vështirësive qe u përmenden më lartë tani po ndodh e kundërta që nuk mund ti bësh dy formacione në këtë klub nuk ka kryesi përveç një kryetar dhe sekretar kur e them këtë bazohem se brenda një viti as një mbledhje nuk është mbajtur as një organ në kuadër të kryesisë nuk është zgjedhur fjala është për  komisionet e ndryshme që duhet veprojnë në kuadër të kryesisë, nuk ka vendime, nuk ka qëndrime, nuk ka bashkëpunim kryrtar, sekretar, trajner dhe kurrfarë qasje as në aspektin financiar.

Duke i parë këto të gjitha të meta unë dhash dorëheqje duke mos u marrë fare më këto të meta dhe fshehtësi që ndodhin për herë të parë gjatë 50 viteve që gjendem në klub”, ka shkruar Morina në facebookun e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat