Kroatët me lehtësi ndaj Bahrejnit

Hendboll

Kroatët me lehtësi ndaj Bahrejnit

Nga: Kemajl Goca Më: 21 janar 2021 Në ora: 19:45
Kroatët me lehtësi ndaj Bahrejnit

Kombëtarja kroate e hendbollit për meshkuj mposhti me rezultat bindshëm 28:18 (13:8) Bahrejnin, në xhiron e parë të Grupit 2 të raundit të dytë të garës në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Egjipt.

Vetëm në paraqitjen e katërt në këtë ngjarje, Kroacia luajti një lojë në të cilën dominoi që nga fillimi. Falë tre mbrojtjeve të portierit Shego dhe lojës së saktë në sulm pas më pak se pesë minutash ishin në epërsi me 3:0.

Pas 10 minutash u rrit epërsia në 7:1 dhe mbrojtja e shkëlqyeshme e Kroacisë tregoi rezultatin pas 20 minutash kur në semafor rezultati ishte 9:2.

Kroacia dominoi pa problem dhe triumfoi me 10 gola diferencë (28:18). Kroatët prijnë në grup me 5 pikë, ndërsa Bahrejni është në vend të 6-të me 0 pikë.

Kroacia - Bahrejn 28:18 (13:8)
Palestra në Kairo.
Gjyqtarë:  Charlotte dhe Julie Bonaventura Franca).
Kroacia: Peshiq (5 mbrojtje), Shego (12 mbrojtje);  Mariq (4), Duvnjak (1), Horvat (8), Sharac (1), Karaçiç, Shtrlek (1), Çupiq (2), Musa, Mamiq (2), Shebetiq (1), Brozoviç, Mandiq (3), Jaganjac (1), Martinoviq (4).  
Bahrejn: Al-Husain (14 mbrojtje), Al Shuwaikh;  Eid, A. Merza ((1), Ali, Qambar, Abdulredha, Fadhul, M. Merza (1), Al Maqabi, Mahfoodh, Al Salatna (1), Al Fardan. Saad (3), Ahmed (6), Al sayyad (6).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat