Edhe një çerekfinale dramatike

Hendboll

Edhe një çerekfinale dramatike

Më: 27 janar 2021 Në ora: 22:56
Edhe një çerekfinale dramatike

Edhe një çerekfinale dramatike u vendos pas vazhdimit prej 10 minutave (2x5 minuta).

Franca kaloi në gjysmëfinale pas fitores 35:32 ndaj Hungarisë, pas një ndeshje shumë të fortë e interesante.

Pas 60 minutave lojë rezultati ishte i barabartë, 30:30. Në vazhdime francezët shënuan pesë gola ndërsa pranuan vetëm dy. Kështu Franca kaloi në gjysmëfinale të Botërorit të hendbollit që po mbahet në Egjipt.

Suedia ka fituar bindshëm ndaj Katarit, 35:23, ndërsa Spanja e eliminoi Norvegjinë, 31:26.

Në gjysmëfinale, më 29 janar, takohen Danimarka me Spanjën dhe Suedia me Francën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat