Puhiza edhe më e motivuar pas çmimit të merituar

Hendboll

Puhiza edhe më e motivuar pas çmimit të merituar

Nga: K.Goca Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 13:16
Puhiza edhe më e motivuar pas çmimit të merituar

Hendbollistja e Kastriotit nga Ferizaj, Puhiza Gashi, është krenare për çmimin qendra më e mirë në Kosovë për vitin 2020.

Ky çmim e motivon edhe më shumë, sidomos që të jap edhe atomin e fundit për skuadrën e saj që të futen në katërshen e madhe përkatësisht në play-off në luftë për titullin e kampiones.

“E kam pritur këtë çmim. I falënderoj të gjithë ata që me votuan. Mendoj se e kam merituar.

Ky çmim është një motiv shtesë për mua por në anën tjetër edhe një obligim shtesë për të punuar më shumë drejt arritjes së qëllimeve me klub”, tha Puhiza për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat