Prishtina nuk i reziston Besës

Hendboll

Prishtina nuk i reziston Besës

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 11:24
Prishtina nuk i reziston Besës

Besa Famgas e ka fituar bindshëm derbin e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Me këtë xhiro ka nisur stinori pranveror në kampionatin e Kosovës, ndërsa Besa Famgas të shtunën në Pejë fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 35:26.

Dallimi u bë që në pjesën e parë të cilën pejanët e fituan me rezultat 18:7. Besa Famgas përforcohet në pozitën e parë me 30 pikë. Prishtina është e dyta me 23 pikë të mbledhura.

Trepça renditet e treta me 19 pikë. “Xehetarët” shënuan fitore të pritur ndaj Prizrenit, me rezultat 35:17.

Ndërkohë Llapi ka befasuar Vëllaznimin duke e mposhtur në Gjakovë me tri gola dallim, 30:27. Llapjanët patën epërsi prej tri golave edhe pas pjesës së parë, 15:12.

Llapi renditet i parafundit (9) por tani i ka 6 pikë, tri më shumë se Prizreni që është i fundit. Vushtrria e vendit të tetë i ka 10 pikë, ndërsa Vëllaznimi ka 11 pikë në vendin e shtatë.

Besa Famgas – Prishtina 35:26 (18:7)

Besa Famgas: Mehmeti, Y. Muqolli 5, Jupa 6, Mushkolaj, Mallios, Luzha, Visoka 1, Tahirukaj 2, Prce 6, Ramosaj 2, Gjuka 3, Alonso 9, J. Muqolli 1

Prishtina: Prekazi 3, Terziqi 6, Beshiri 3, Syla, Ramadani, Shabani 2, Bajqinovci 4, Zherka 4, Ademi, Gjuka, Kuleta, Quni,Beqiraj, Agushi, Kastrati 4, Batatina

Trepça – Prizreni 35:17 (18:9)

Trepça: Buqinca, Terziqi, Shala 3, Mujka 1, Fejzullahu 1, Sejdijaj 1, Abazxhiku 3, Klinaku 5, Maxhera 5, Abrashi 2, R. Shabani 3, K. Terziqi, Parduzi 1, Mehmeti 8, Cimili 2

Prizreni: Etemi, Bytyqi, Topalli 3, Buqaj, Krasniqi 4, Tafilaj 2, Thaqi, E. Bytyqi, Ferati, Q. Thaqi, Gashi 2, Skenderi 3, Qerimi 3, Ahmetaj

Vëllaznimi – Llapi 27:30 (12:15)

Vëllaznimi: Luzha 6, Curri, Mamusha, Rexha 5, Idrizi, Lluka 5, Pozhegu, Hoti, Kolaj, Kërleshi,Ferizi 1, Rama 2, Dukaj 7, Halili 1

Llapi: Mani, Havolli, Ademi 5, Visoka 3, Abazi 9, Muqiqi 6, Hasani 4, Qitaku, Beshiri 2, E. Havolli1, Bogujevci, A. Mani, Rexhepi, E. Bogujevci, F. Hasani, Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat