Quni e Bytyqi me paraqitje të mira

Hendboll

Quni e Bytyqi me paraqitje të mira

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 11:04
Quni e Bytyqi me paraqitje të mira

Luigj Quni realizoi tre gola nga katër tentime, por kontributi i tij nuk ishte i mjaftueshëm për Amicitia Zurich, që humbi të shtunën nga Kriensi me rezultat 29:24. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 20-të të elitës së Zvicrës. Quni po shfaq formë të mirë, por Amicitia po ka telashe me rezultate. Është e parafundit me 4 pikë.

Në Kroaci, portieri i Kombëtares së Kosovës, Liridon Zena kontribuoi me një gol në fitoren e Zametit ndaj Dubrovnikut me rezultat 34:31. Ndeshja e së shtunës i takoi javës së 14-të të kampionatit të Kroacisë. Zena kishte tri pritje nga 19 gjuajtje që shkuan në portën e tij. Zameti është i gjashti në elitën kroate me 13 pikë.

Në Suedi, Leonard Gegaj nuk realizoi gol në barazimin 26:26 të Karra HF me Vinslovs.

Fatlum Ahmeti shënoi 4 gola për Lindesberg që humbi 29:26 nga Kungalvs në Ligën B të Suedisë.

Te hendbollistet, Mirjeta Bytyqi realizoi 5 gola në fitoren e Mlinotest Ajdovshçina ndaj Velenjes (35:23). Ndeshja e së shtunës i takoi elitës sllovene.

Në elitën e Zvicrës, Pashke Marku realizoi 3 gola nga 9 tentime në humbjen e Kreuzlingenit nga Amicitia Zurich.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat