Varroset trajneri i njohur kroat!

Hendboll

Varroset trajneri i njohur kroat!

Nga: K.G. Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 17:56
Varroset trajneri i njohur kroat!

Legjenda e hendbollit kroat dhe trajneri i Podravka Vegeta (femrat), Zlatko Saraçeviç (59 vjeç), që vdiq të dielën pas një sulmit në zemër, sot iu dha lamtumira e fundit në varrezat e Mirogoj të Zagrebit.

Familjarë, hendbollistet, miq e shok, i dhanë lamtumirën e fundit. 

“Komuniteti kroat dhe botëror i hendbollit i dha lamtumirën e fundit Saraçeviçit të madh, pasi ai vdiq papritmas për shkak të një sulmit në zemër.

Zlatko Saraçeviç udhëhoqi ekipin e tij Podravka drejt fitores në derbin më të madh kundër Lokomotivës (32:29), pastaj, pas ndeshjes, ai tha se ishte krenar për këto vasha, papritmas u  largua përgjithmonë nga kjo botë”, shkruan mes të tjera “24 Sata”.

“Gjithmonë do ta kujtoj si një njeri që dinte të bënte shaka, që ngriti atmosferën. Ai kurrë nuk i tregoi emocionet e tij”, ka thënë mes të tjera Lino Çervar, trajner i njohur kroat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat