Ja kush e udhëheq listën e shënuesve në hendboll

Hendboll

Ja kush e udhëheq listën e shënuesve në hendboll

Nga: K.Goca Më: 4 mars 2021 Në ora: 14:46
Ja kush e udhëheq listën e shënuesve në hendboll

Hendbollisti Alban Haziri po e sundon listën e shënuesve në elitën e hendbollit të Kosovës. 

Ai e udhëheq listën e shënuesve me 183 gola apo ka 26 gola më shumë se Festim Mustafa i Kastriotit.

Është interesant një fakt, Besa Famgas nga Peja, që e dominon bindshëm elitën, ka lojtarin si shënuesin më të mirë të gjashtin në renditje.

Ai është Yll Muqolli me 142 gola, kjo është e kuptueshme, sepse në Besë ka shumë individë që përcaktojnë fituesin dhe nuk mbahen me një shtyllë si shumica e klubeve. 

Renditja 
1. Alban Haziri (KH Zhegra)    183
2. Festim Mustafa (KH Kastrioti)    157    
3. Agon Bajqinovci (KH Prishtina)    149
4. Mirsad Jashari (KH Vushtrria)    149
5. Oltion Beshiri (KH Prishtina) 148
6. Yll Muqolli (KH Besa Famgas)    142
7. Arianit Hoxha (KH Llapi) 134
8. Shpëtim Mehmeti (KH Drenica)    129
9.  Lulzim Shabani (KH Prishtina)    121
10. Besian Abazi (KH Prishtina)    114

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat