Vushtrria mposht kampionin

Hendboll

Vushtrria mposht kampionin

Më: 4 mars 2021 Në ora: 23:20
Vushtrria mposht kampionin

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Vushtrria të enjten në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” fitoi ndaj kampionit aktual, Ferizajt, me rezultat 27:22. Pas pjesës së parë epërsia e vushtrriaseve ishte gjashtë gola, 15:9.

Lorena Matarova udhëhoqi Vushtrrinë me 8 gola. 6 i shënoi Donita Kasumi.

Te Ferizaj katër lojtare i shënuan nga 5 gola: Albulena Kelmendi, Mimoza Sefedini, Albulena Basha e Bjondina Sylejmani.

Me këtë ndeshje ka përfunduar java e 15-të. Vushtrria është e dyta me 26 pikë, një më shumë se Prishtina. Ferizaj renditet i pesti me 20 pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat