Derbi ferizajas

Hendboll

Derbi ferizajas

Më: 5 mars 2021 Në ora: 19:25
Derbi ferizajas

Dy skuadrat ferizajase takohen në kuadër të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.

Ndeshja Ferizaj – Kastrioti është të shtunën nga ora 18:00 në palestrën “Bill Clinton”. Është ndeshje e vlefshme për pozitën e katërt. Aktualisht vendin e katërt e mban Kastrioti me 21 pikë. Kampioni aktual, Ferizaj, është i pesti me 20 pikë.

Skuadrat tjera të kreut nuk pritet të hasin telashe për fitoret e radhës.

Të shutnën janë edhe ndeshjet Shqiponja – Samadrexha (14:00), Drita – Vushtrria (17:00) e Istogu – KEK-u (18:00).

Ndeshjet e së dielës janë: Vëllaznimi – Prishtina (14:30), Vjosa – Jusuf Gërvalla (18:00).

Në Ligën e Parë të hendbollisteve është java e nëntë. Ndeshjet e kësaj jave janë: Llapusha – Dukagjini, Prizreni – CLICK, Ulpiana – Deçani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat