Derbi në Istog

Hendboll

Derbi në Istog

Më: 26 mars 2021 Në ora: 18:14
Derbi në Istog

Në Istog luhet derbi i xhiros së 18-të të Superligës së hendbollisteve. Të shtunën nga ora 18:00 takohen Istogu e Prishtina, dy skuadrat me pretendime të mëdha këtë edicion.

Istogu udhëheq në tabelë me 34 pikë. I ka fituar të gjitha 17 ndeshjet e deritashme dhe llogaritet favorit.

Por Prishtina do të tentoj të ndal serinë e istogaseve. Prishtina është e treta me 29 pikë.

Të shtunën luhen shumica e ndeshjeve të xhiros së 18-të: Shqiponja – Vushtrria (14:00), Drita – KEK-u (14:30), Ferizaj – Jusuf Gërvalla (16:00), Vjosa – Vëllaznimi (18:00).

Xhiroja mbyllet të dielën me ndeshjen Samadrexha – Kastrioti, që luhet nga ora 17:00.

Në Ligën e Parë të hendbollisteve është java e 12-të. Deçani – Prizreni, Dukagjini – Ulpiana, CLICK – Trepça janë ndeshjet e kësaj xhiroje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat