Reagon ashpër Izet Gjinovci

Hendboll

Reagon ashpër Izet Gjinovci

Nga: K.G. Më: 31 mars 2021 Në ora: 18:12
Reagon ashpër Izet Gjinovci

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, reagon ashpër, duke iu rikujtuar disave, se himni dhe Flamuri i Kosovës ka valuar në vitin 2019 në Spanjë, kur u mbajt Kampionati Botëror i hendbollit për U-21. 

Gjinovci nuk ka mundur  të duroj dhe ka thënë se askush nuk mund ta ndryshojë as ta shtrembërojë historinë.

“Po e postoi këtë nga Kampionati Boteror i Hendbollit ne Spanjë ne vitin 2019, ku Kosova me Kombëtaren U21 të parën herë ne historikun e sporteve kolektive morri pjesë me te gjitha atributet e një shteti himnin, flamurin dhe respektin.

Image

Për disa “gazetaruca” të mediave konkretisht televizionit publik po ju rikujtoj me këtë storje.

Mos e shtremboni historinë...shkruani dhe paraqitni ngjarjet realisht, jo me inate e smira...

”, ka shkruar Gjinovci në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat