Liderja e kampionatit, Istogu, synon fitoren e 19-të rresht.
Skuadra e Istogut është mysafire e Vëllaznimit në Gjakovë, në kuadër të javës së 19-të të Superligës së Kosovës.
“Istogu sot zhvillon ndeshjen e radhës kundër Vëllaznimit nga Gjakova, me synime për të vazhduar formën fantastike që po kalojnë.
Istogaset deri më tani kanë arritur t’i fitojnë të gjitha 18 ndeshjet e zhvilluara dhe synojnë të vazhdojnë më këtë ritëm”, ka bërë të ditur Istogu.
Ndeshja luhet sot në orën 15.00 në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë.