Kthehet Njoma Zogaj

Hendboll

Kthehet Njoma Zogaj

Më: 10 prill 2021 Në ora: 22:36
Kthehet Njoma Zogaj

Hendbollistja e re e Kombëtares së Kosovës, Njoma Zogaj është kthyer të shtunën në formacionin e Aalborgut në Ligën B të Danimarkës.

Njoma kishte pësuar një lëndim serioz në fillim të dhjetorit dhe prej atëherë nuk ishte grumbulluar më me skuadër. Ajo të shtunën ishte në formacion në ndeshjen ndaj Ringkobingut, por nuk u aktivizua.

Njoma Zogaj ka treguar se po punon shumë që të kthehet në formën më të mirë dhe se pret ta ketë rastin në ndeshjet e plejofit për kalim në Superligë.

Për fund të majit, kur grumbullohet Kosova, Njoma ka thënë se do të jetë plotësisht e gatshme. EH Aalborg ka përfunduar kampionatin në vend të dytë dhe përmes plejofit synon elitën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat