Të shtunën ndeshjet e para të play-off-it

Hendboll

Të shtunën ndeshjet e para të play-off-it

Më: 16 prill 2021 Në ora: 18:51
Të shtunën ndeshjet e para të play-off-it

Pasi të enjten përfundoi pjesa e rregullt e edicionit, gara në Superligën e hendbollistëve vazhdon me ndeshjet gjysmëfinale të plejofit. Ndeshjet e para të plejofit luhen të shtunën.

Kampionia dhe liderja, Besa Famgas e pret Vëllaznimin në “Karagaçi” nga ora 17:00. Besa i ka fituar të gjitha ndeshjet në Superligë dhe llogaritet favorite e madhe.

Favorite është edhe Prishtina ndaj Trepçës. Prishtina starton në plejof nga pozita e dytë, ndërsa Trepça nga pozita e tretë. Ndeshja Prishtina – Trepça po ashtu luhet nga ora 17:00.

Skuadra që shënon dy fitore, apo një fitore e një barazim, kalon në finale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat