Dedaj 9 gola, Tahirukaj 6

Hendboll

Dedaj 9 gola, Tahirukaj 6

Më: 18 prill 2021 Në ora: 00:10
Dedaj 9 gola, Tahirukaj 6

Skuadra e tre reprezentuesve të Kosovës, Kreuzlingen, është kthyer në gara pas një kohe të gjatë. Për shkak të pandemisë, Liga B e Zvicrës nuk është zhvilluar për disa muaj. Ajo rifilloi të shtunën, ndërsa Kreuzlingeni humbi në shtëpi nga Chenois Geneve me rezultat 26:24.

Kreuzlingenit nuk i mjaftuan 9 golat e kapitenit tonë, Valon Dedaj. Dedaj arriti shifrën e 9 golave nga 15 tentime. Realizoi tri penallti.

Drenit Tahirukaj shënoi 6 gola nga 8 tentime, ndërsa portieri Haris Berisha nuk ishte në ditën më të mirë. Priti një penallti, ndërsa pranoi gjashtë gola.

Gëzon fakti që tre lojtarët e rëndësishëm të Kombëtares sonë kthehen në gara në një moment të rëndësishëm, para ndeshjes vendimtare me Malin e Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat