Tri për vendasit një për mysafirët

Hendboll

Tri për vendasit një për mysafirët

Më: 18 prill 2021 Në ora: 00:27
Tri për vendasit një për mysafirët

Skuadrat vendase kanë fituar tri prej katër ndeshjeve të luajtura të shtunën në kuadër të javës së 21-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Është kjo java e parafundit e stinorit të rregullt.

Istogu ka vazhduar me bilanc 100% duke e mposhtur Shqiponjën e Gjakovës me rezultat 42:23. Pranvera Ferataj ishte më efikasja te Istogu me 8 gola. Te Shqiponja 8 gola i shënoi Argoneta Goqi.

Për Istogun ishte fitorja e 21-të rresht. Skuadra e drejtuar nga Faruk Shala do të startoj në plejof nga pozita e parë. Shqiponja është e gjashta me 22 pikë.

Si vendas fituan edhe Prishtina ndaj Samadrexhës (33:27) dhe Vëllaznimi ndaj Dritës (36:21).

Ndërkohë Vushtrria fitoi në udhëtim. Ajo mori pikët në Deçan, ku e mposhti skuadrën Jusuf Gërvalla me rezultat 31:15.

Vëllaznimin në fitoren ndaj Dritës e udhëhoqi Edona Radoniqi me 24 gola. Alketa Bahtijari shënoi 7 gola për Dritën.

Te Prishtina në fitore ndaj Samadrexhës më efikasja ishte Eduarta Kurteshi me 8 gola. Numër të njëjtë golash kishte Gentiana Basholli te Samadrexha.

Erjona Gecaj shënoi 5 gola për skuadrën Jusuf Gërvalla kursenga 7 për Vushtrrinë i shënuan Luljeta Sopjani e Lorena Matarova.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat