Shala i shqetësuar: Kush e bëri këtë zezë? 

Hendboll

Shala i shqetësuar: Kush e bëri këtë zezë? 

Nga: K.G. Më: 18 prill 2021 Në ora: 20:14
Shala i shqetësuar: Kush e bëri këtë zezë? 

Kryetrajneri i klubit të hendbollit Istogu (femrat), Faruk Shala, është i shqetësuar sepse sipas tij, dikush ka shkulur drunjtë përreth palestrës sportive në Istog. Shala pyet se kush e bëri këtë zezë?

“Sot vërejta që dikush ka shkulur drunjtë e mbjellur në hapësirën e rregulluar rreth palestrës së sportive të qytetit në Istog dhe i ka hedhur në kanalin e ujit afër palestrës.

Istogu dhe qytetarët e tij, njihen për nivelin e lartë të qytetërimit, për  kulturën, urtësinë dhe mirësjelljen, veprime të tilla dhe të ngjashme nuk mund t’i shkatërrojnë këto virtyte tona por që sigurisht i lëndojnë ato. 

Image

Së bashku me mikun tim Taulantin i rikthyem në vendin ku i ka mbejellur punëkryesi, si do që të jetë i kisha lutur ata që kanë dëmtuar pronën shoqërore që mos të përseritin më këtë veprim, sepse e gjithë kjo është ndërtuar në të mirë të të gjithë qytetarëve, në të mirë të gjithë neve dhe është investim nga taksapaguesit, pra nga taksat tona, andaj duke dëmtuar këtë park kemi dëmtuar vetën.

Lutja ime është nëse nuk mund të bëni diçka të mirë, të paktën mos bëjë keq, edhe kjo është një E MIRË!”, reagon Shala.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat