Prishtina në finalen e madhe

Hendboll

Prishtina në finalen e madhe

Më: 20 prill 2021 Në ora: 19:54
Prishtina në finalen e madhe

Prishtina është kualifikuar në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Prishtina të martën pasdite e mposhti Trepçën në Mitrovicë me rezultat 40:27.

Për Prishtinën ishte fitorja e dytë në serinë gjysmëfinale ndaj Trepçës, që e dërgon në finale. Stinorin e rregullt Prishtina e përfundoi në vend të dytë ndërsa Trepça ishte e treta.

Agon Bajqinovci shënoi 14 gola për Prishtinën kurse 8 i kishte Deniz Terziqi. Fidan Cimili shënoi 8 gola për Trepçën, kurse 6 i kishte Amar Mujka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat