Kosova përgatitet për ndeshjen si finale me Malin e Zi

Hendboll

Kosova përgatitet për ndeshjen si finale me Malin e Zi

Nga: K.G. Më: 21 prill 2021 Në ora: 22:58
Kosova përgatitet për ndeshjen si finale me Malin e Zi

Kombëtarja e Kosovës përgatitet për ndeshjen sikur finale (me 28 prill në Prishtinë) kundër Malit të Zi, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll.

“Kemi nisur sot përgatitjet për ndeshjen ndaj Malit të Zi që e luajmë pas një jave në Prishtinë. 

Grupi i lojtarëve kompletohet gjatë ditëve në vazhdim, ndërsa atmosfera në Kombëtare është shumë e mirë.

Të gjithë janë të përkushtuar për të dhënë maksimumin me synim për të arritur fitoren që pritet të jetë historike”, njofton Federata e Hendbollit të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat