Istogu paralajmëron Ferizajn

Hendboll

Istogu paralajmëron Ferizajn

Nga: K.G. Më: 23 prill 2021 Në ora: 19:11
Istogu paralajmëron Ferizajn

Liderja e Superligës së Kosovës, Istogu, paralajmëron kampionen në fuqi Ferizaj, se janë në formë më të mirë dhe nuk janë ajo ekip e vitit të kaluar. 

“Kampionatit të rregullt lojë pas loje i erdhi fundi, në këtë vikend luhet xhiroja e fundit e 22-të më radhë, kundërshtari i radhës i skuadrës së Istogut është Ferizaj, ndeshja zhvillohet të shtunën nga ora 17:00 me çka përfundon edhe faza e rregullt e kampionatit.

Menjëherë në mesjavë fillon Play - Off-i ku skuadra e Istogut fillon nga pozita e parë misionin për titull të kampionit të Kosovës”, njofton KHF Istogu.

Ferizajt i mjafton një pikë që të futet në play-off. Ndeshja do të luhet në palestrën e sportit “Bill Clinton”. Istogu kryeson me 42 pikë dhe Ferizaj është në vend të katërt me 31 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat