Roganoviç: Kosova me shqetësoi 

Hendboll

Roganoviç: Kosova me shqetësoi 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 prill 2021 Në ora: 22:34
Roganoviç: Kosova me shqetësoi 

Selektroi i Malit të Zi, Zoran Roganoviç, është i kënaqur me fitoren me rezultat 27:22 (13:10) ndaj Kosovës, në takimin që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

"Kosova më shqetësoi në ndeshjen e parë, kështu që ne e dinim se çfarë do të na priste. Kishte gjëra të mira, por edhe disa të cilave do t’u kushtojmë vëmendje.

Pikët janë më të rëndësishmet, unë jam i kënaqur me qasjen dhe përkushtimin e të gjithë djemve. Të gjithë ata që luajtën treguan se vendi i tyre është aty dhe dhanë kontributin e tyre”, tha Roganoviç.

Suedia kryeson me 8 pikë në grupin 8, duke lënë pas Malin me 4, Kosovën 3 dhe Rumaninë me 3 pikë.

Suedia ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat