Istogu fiton finalen e parë

Hendboll

Istogu fiton finalen e parë

Më: 8 maj 2021 Në ora: 23:10
Istogu fiton finalen e parë

Istogu e ka fituar ndeshjen e parë finale të plejofit në Superligën e hendbollisteve. Të shtunën mbrëma në Istog, skuadra vendase shënoi fitore me rezultat 32:26.

Istogut tani i duhet edhe një fitore apo barazim për të siguruar titullin. Ndeshja e dytë finale luhet në Vushtrri.

Vendaset më mirë nisën ndeshjen, por vushtrriaset barazuan rezultatin në 6:6 në minutën e 11-të.

Sërish istogaset u shkëputën në rezultat dhe pjesa e parë përfundoi 16:12.

Në pjesën e dytë epërsia e Istogut shkoi deri në dhjetë gola në tri raste. Kurse në fund rezultati ishte 32:26.

Esma Muratoviq me 9 gola dhe Pranvera Ferataj me 6 ishin më efikaset te Istogu. Donita Kasumi e Lorena Matarova shënuan nga 5 gola për Vushtrrinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat